Berisha fton Obamën në Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ftoi Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Një ftesë që kryetari i qeverisë shqiptare e bëri gjatë pritjes së dhënë nga Presidenti amerikan për të gjithë krerët e shteteve dhe të qeverive, pjesëmarrës në sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Kryeministri Berisha i tha Presidentit Obama se shqiptarët presin me padurim dhe me shumë kënaqësi një vizitë te tij në Shqipëri, në çdo kohë të mundshme.
“Ju, zoti President do të gjeni kombin më miqësor ndaj kombit amerikan, ndaj vendit tuaj dhe ndaj jush dhe unë shpresoj shumë që ju të vini në vendin tim,”- tha Kryeministri Berisha.
Nga ana e tij Presidenti Obama tha se do të shikonte me shumë kënaqësi mundësinë e një vizite në Shqipëri.
Presidenti Obama e përshëndeti përzemërsisht Kryeministrin Berisha dhe u shpreh se në Çikago, ku ai kishte punuar, kishte patur rastin të takohej e të punonte me shqiptarë dhe kishte për ta mbresat më të mira. Në takim ishte dhe Zonja e Parë e SHBA Mishel Obama, e cila duke shprehur kënaqësinë për këtë ftesë tha se do të nxisë bashkëshortin e saj të realizojë këtë vizitë në Shqipëri.
Pritja zgjati për rreth 2 orë dhe kryeministri Berisha e shfrytëzoi për të takuar personalitete të larta botërore. Berisha u takua sërish me Kryeministrin e Japonisë, me të cilin diskutoi gjerësisht mbi marrëdhëniet mes dy vendeve. Në takimin me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Presidentit Obama, Gjeneralin James Jones, u diskutuan gjithashtu marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, si dhe zhvillimet në Shqipëri. Kryeministri u takua me Kryeministrin e Holandës Balkenende. Berisha kërkoi mbështetjen e Holandës për procesin e integrimit duke shprehur bindjen e tij se ky proces duhet bazuar në meritat dhe performancës për çdo vend.
Gjatë kësaj darke, Kryeministri Berisha u takua dhe bisedoi mbi Samitin e ardhshëm të Kopenhagenit me Kryeministrin e Danimarkës si dhe me Kryeministrin e Suedisë, ky i fundit i garantoi kryeministrit Berisha mbështetjen e plotë për procesin e integrimit dhe heqjen e vizave me BE.
Kryeministri Berisha u takua edhe me Presidentin e Serbisë Boris Tadic, me të cilin u ra dakord të intensifikohen marrëdhëniet në të gjitha fushat. Në këtë pritje, Kryeministri pati rastin të takohet edhe me Presidentin e Zvicrës, me atë të Panamasë dhe me shume kryetarë shtetesh e qeverish të pranishëm.