E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko Tangon e krizes e kercyen se bashku PD dhe PS

Deputeti i PS Klasa politike ka pergjegjesite e saj

Deputeti i Partise Socialiste Pandeli Majko deklaroi dje se nga humbja e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Europian per te dytin vit radhazi duhet te nxirrnin mesime si mazhoranca dhe opozita. Ne nje interviste te dhene per radion Europa e Lire Majko deklaroi se pavaresisht se mazhoranca ka pergjegjesine kryesore per kete humbje te radhes politika shqiptare ne teresi duhet te ridimensionoje marredheniet mes problemeve te saj te brendshme dhe publikut shqiptar. Mendoj se ky duhet konsideruar si nje shans i humbur por nderkaq dhe nje mesim i mire per klasen politike shqiptare sesi nuk duhet te funksionojne gjerat ne marredheniet e brendshme midis saj dhe me publikun shqiptar deklaroi Majko. Sipas tij dhe kriza politike ka pasur tangon e saj e cila sigurisht nuk kercehet vetem. Ne fund te fundit kjo eshte krize e cila ne thelb ka pasur tangon e vet dhe tango nuk kercehet asnjehere vetem eshte nje tango krize qe eshte kercyer nga te dyja palet theksoi deputeti Pandeli Majko. Nga ana tjeter ai theksoi qe palet te rifitonin besimin mes tyre duke nisur dialogun dhe duke ofruar kompromis per zgjidhje te rendesishme. Ne kete kuader ai deklaroi se 10 propozimet e PS-se nuk duhet te shihen si kushte te panegociueshme sepse kjo do te krijonte vetem situata bllokuese. Une mendoj se kjo duhet pare ne nje kendveshtrim ndryshe kendveshtrim me te relaksuar i cili ne fund te fundit do ti ndihmoje te dyja palet qe ne nje te ardhme te afert te ulen dhe te negociojne pa ngarkesa lidhur me nje proces i cili me shume sesa me qetesimin e situates politike ka te beje me interesat e vendit per ceshtjen e procesit te integrimit europian theksoi Majko.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›