E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet vendimi i kushtetueses Prona e fituar srrezohet nga AKKP

Ligji i pronave te anulohen tre nenet antikushtetuese

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin per shfuqizimin e ligjit Per kthimin dhe kompensimin e prones. Gjykata me supreme ne vend i dha te drejte shoqates Pronesi me Drejtesi duke shpallur Shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise te neneve 2 3 dhe 5 te ligjit nr. 10308 date 22.07.2010 Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9235 date 29.07.2004 Per kthimin dhe kompensimin e prones i ndryshuar. Ne argumentimin e saj gjykata vlereson se prona si nje e drejte themelore e njohur me Kushtetute me ligj dhe me vendim te ish-KKKP-ve nuk mund te cenohet pa nje proces te rregullt ligjor sipas percaktimeve te nenit 42 te Kushtetutes. Ne kete veshtrim gjykata vlereson se vendimet e formes se prere te ish-KKKP-ve nuk mund te anulohen apo shfuqizohen nga organe administrative. Ne perfundim gjykata arrin ne konkluzionin se nenet 2 3 dhe 5 te ligjit objekt kundershtimi bien ndesh me nenet 4 41 dhe 42 te Kushtetutes si dhe me nenin 6/1 te KEDNJ-se dhe nenin 1 te Protokollit nr.1 te saj dhe si te tilla duhen shfuqizuar thuhet ne piken 56 te vendimit. 52.    Gjykata konstaton gjithashtu se ligji nr. 10308 date 22.07.2010 i ka njohur drejtorit te AKKP-se kompetencen qe ne perfundim te procedurave te rishikimit te vendimeve te formes se prere te ish-KKKP-ve mbi bazen e subjekteve te percaktuara shprehimisht nga ligji jo vetem ti shfuqizoje ato vendime por sipas rastit te zgjidhe edhe ceshtjen ne themel. Ne veshtrim te standardeve te mesiperme gjykata rithekson se drejtori i AKKP-se eshte nje organ monokratik ne vartesi te Keshillit te Ministrave dhe jo organ gjyqesor ose quasikuazi lat. gjyqesor i cili mund te zbatoje parimet e shfuqizimit ose rishikimit te akteve te ish-KKKP-ve. Ne kete kuptim gjykata vlereson se ndryshe nga sa pretenduan subjektet e interesuara statusi dhe parimet qe zbaton ky organ si aksesi transparenca vleresimi objektiv i fakteve dhe provave nuk i japin atij tiparet e organit quasi gjyqesor ose gjyqesor dhe as e legjitimojne ate ne ushtrimin e kompetences gjyqesore te rishikimit te vendimeve te formes se prere. Gjykata vlereson se Kushtetuta nuk e pengon nje organ administrativ te njohe te drejten e prones se shtetasve por per te kufizuar kete te fundit percakton si kushte interesin publik njekohesisht dhe shperblimin e drejte neni 41 i Kushtetutes. Ligji objekt kundershtimi synon te ndreqe paligjshmerite ne procesin e njohjes e kthimit dhe jo shpronesimin apo kufizime te se drejtes se pronesise qe barazohet me shpronesimin. Gjykata Kushtetuese e rrezon per te dyten here dhe te njejten arsye ligjin e qeverise Berisha Per kthimin dhe kompensimin e prones. Ankuesit ne Kushtetuese jane shoqata kombetare e te shpronesuarve Pronesi me Drejtesi dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ata kerkuan fillimisht pezullimin e zbatimit te ligjit. Kjo u pranua nga ana e gjykates e cila ndaloi drejtorin e Pergjithshem te AKKP-se te ndaloje pezullimin e vendimeve ne favor te pronareve per njohjen e pronesise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›