Majko akuzon Islamin per tradhti

Prezenca e tre ish-socialistëve në radhët e demokratëve gjatë ceremonisë që hapi zyrtarisht fushatën elektorale të selisë blu, ka ngjallur edhe reagimin e Pandeli Majkos. Deputeti i qarkut të Korcës që këtë herë garon në Tiranë, ka gjetur edhe slloganin për fushatën e ish-kolegëve të tij: “Oh sa mirë me qenë tradhëtar!”. Një fjali turpëruese, e quan Majko, që tregon mjerimin e politikës. Duke komentuar kalimin në krahun e djathtë të Kastriot Islamit, Gjovalin Kadelit dhe Asllan Dogjanit, ish-kryeministri socialist shkruan se “paturpësia është kthyer në një pikë vajguri në pjatën e "supës" së premtimeve të zgjedhjeve të 23 qershorit”.
Replika I ka ardhur nga Kastriot Islami qe ne Facebook e quan socialistin inferior dhe mediokër. “Turp për ty! – shkruan Islami - Tradhtar është term stalinist. Armik është term i Luftës së Ftohtë. Je bashkuar me një mediokër – I shkruan Islami Majkos për Ramën- Me një të paaftë. Nëse nuk ke guximin të kundërshtosh, së paku mos u bëj pjesë e maskaradës. Unë kam shpëtuar”, përfundon Islami.