E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko heq dorë nga mandati për OKB-në, Kastriot Islami përjashtohet nga PS

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, mund të heqë dorë nga mandati i tij për tju përkushtuar një funksioni tjetër.

Burime nga Partia Socialiste konfirmuan për Shekulli-n se Majko është kandidaturë e mundshme për Zv.Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së për vendet e ish-bllokut lindor  (për zonën e Evropës Juglindore, Kaukazin dhe Rusinë).

Kandidimi i Majkos mësohet të jetë diskutuar sot në kryesinë e PS.

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme të kryesisë selia rozë bëri të ditur se deputeti Kastriot Islami është përjashtuar nga grupi socialist.  Në një deklaratë Kastriot Islami e krahasoi përjashtimin e tij me ish-kryeministrin Mehmet Shehu. Më përjashtuan në 30-vjetorin e eliminimit të Mehmet Shehut mësohet të jetë shprehur Islami.

Gjithashtu, kryesia e PS ka mbeshtetur sot kandidaturen e Igli Totozanit, per Avokatin e Popullit, kandidature e cila të martën do kalojë në grupin socialist dhe të enjten pritet të votohet në Parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›