E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, dialogu për vizat në janar

Dialogu për liberalizimin e vizave për Kosovën do të fillojë në datën 19 ose 20 janar të vitit të ardhshëm. Kjo datë i është propozuar ministrit të Brendshëm të Kosovës Bajram Rexhepi, nga ana e Komisionares për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmstrom.

Ndërkaq, KE ndër të tjera ka vlerësuar se autoritetet e Kosovës kanë bërë një përparim të kënaqshëm për nisjen e dialogut, por gjatë procesit do të identifikohen edhe kushtet e tjera që Kosova duhet ti plotësojë.

Nga vendet e rajonit, vetëm Kosova nuk është e përfshirë në regjimin e udhëtimit pa viza për në zonën Schengen të BE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›