E Diel, 1 Nëntor 2026

I liruari nga burgu, vret një person në Shkodër

Para pak minutash në Shkodër në lagjen Perash ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Një person ka hyrë në një lokal dhe ka qëlluar shtetasin Nush Gjergjaj, 50 vjeç për vdekje ndërkohë që ka plagosur dhe një kalimtar të paidentifikuar.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Burime nga Shkodëra bëjnë të ditur se dyshohet që vrasësi është Joz Ndoi, një shtetas që tre muaj më parë është liruar nga burgu pas kryerjes së dënimit të marr në vitin 2006 për vrasjen e një tjetër personi.

Deri në këto momente motivi i ngjarjesë dyshohet të jetë gjakmarrja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›