Topi-Berishës: Jam në përmbushje të detyrimeve kushtetuese

Presidenti i Republikës Bamir Topi i është përgjigjur deklaratave të shefit të qeverisë Berisha, i cili përjashtoi kategorikisht rikandimin e tij nga mazhoranca për një mandat të dytë presidencial.
Nga qyteti i Pogradecit, ku po merr pjesë në” festën e verës” Topi tha se po përmbush detyrimet e tij kushtetuese.
Gjatë vizitës në Pogradec, Kreu i Shtetit u prit nga kryebashkiaku i këtij qyteti Artan Shkëmbi.
Topi ndër të tjera uroi fermerët për verën e re dhe i përgëzoi për ruajtjen e traditës së bukur të festës së verës.
“Urimet më të mira për verën e re. Unë ju dëshiroj vetëm mbarësi dhe shpresoj të ruani këtë traditë kaq të bukur”-përfundoi ai.