E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko humbet garën për postin në OKB

Share

Pandeli Majko, dy herë kryeministër i Shqipërisë, ka humbur garën për tu zgjedhur si administrator i Zyrës Rajonale për Europën dhe ish- Vendet Sovjetike në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Siç raporton Panorama, në këtë post është përzgjedhur turkja Cihan Sultanoglu. Kjo e fundit ka 26 vjet eksperiencë pune në PNUD. Majko prej një jave ndodhej në Nju Jork, ku po bënte intervistat dhe takimet e fundit. Për këtë post kandidonin 40 persona. Majko është propozuar për këtë detyrë nga një ambasadë e huaj në Tiranë. Qeveria shqiptare ka mbështetur kandidaturën e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›