E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupi i dëshmorit Feti Vogli vjen nesër në atdhe

TIRANË- Trupi i kapitenit Feti Vogli, Deshmor i Atdheut, që ra në krye të detyrës në Kandahar, ku ishte pjesë e kontingjentit “Eagle 4″ mberin ne atdhe mengjesin e 24 shkurtit.

Ne pritjen e tij ne Rinas do te zhvillohet nje ceremoni e heshtur, e me pas trupi do te percillet per homazhe ne Pallatin e Kongreseve, ku do t’i behen nderimet e rastit. Me pas, trupi i tij do te prehet ne Varrezat e Deshmoreve.

Kapiten Feti Vogli, lindur më 23.05.1981, në fshatin Baldushk të rrethit të Tiranës, është i martuar dhe nga martesa e tij me zonjën Alva, ka një vajzë 2 vjeçe me emrin Egi.

Pas mbarimit të Akademisë Ushtarake në specialitetin Artileri Tokësore, u bë pjesë e Forcave të Armatosura, me detyrë komandant Toge në Brigadën e Stërvitjes të Bazës, Bunavi.

Pas kryerjes me sukses të kursit Bazë të Forcave Speciale më 16 korrik 2005 është bërë pjesë e Batalionit të Forcave Speciale me detyrë Komandant Grupi. Nga data 1 qershor 2010 kryente detyrën e komandantit të Grupit të Parë Special në kompaninë e Aksioneve Speciale Ujore.

Kapiten Feti Vogli ishte një ushtarak karriere i shkëlqyer dhe si rezultat i arritjeve në detyrë është dekoruar disa herë me medalje të ndryshme si:

Medalja e Karrierës në vitin 2007 nga komandanti i Forcës së Bashkuar.

Medalja për Shërbime Ndërkombëtare nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2007.

Medalje për shërbime të Shquara nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2010.

Nga data 16 janar 2012 është dërguar me mision luftarak EAGLE 4 në përbërje të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar të Afganistanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›