Trupi i Voglit pritet sot në Tiranë
Trupi i Komandantit që humbi jetën 3 ditë më parë në Afganistan, Feti Vogli, pritet që të mbërrijë sot në kryeqytet.
Edhe pse Ministria e Mbrojtjes është zotuar se do zhvillojë një ceremoni mortore të denjë për një dëshmor, zyrtarët e këtij dikasteri nuk kanë ende të dhëna të sakta se kur do të mbërrijë trupi.
Ata kanë komunikuar me homologët amerikanë, të cilët do të merren me transportimin e trupit pa jetë nga Afganistani në Tiranë.
Ndërkohë burime të tjera pranë dikasterit të mbrojtjes dhe institucioneve shqiptare pohuan se trupi pritet të mbërrijë në orët e para të ditës së sotme.