E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majlinda Bregu Vendi ka shenuar progres

Ka nisur pak minuta me pare takimi i katert nderparlamentar per stabilizim-asocimin mes Shqiperise dhe BE-se.

Takimi po do te jete nje diskutim mes politikaneve te majte dhe te djathte ne lidhje me procesin e integrimit. Ne fund te takimit pritet te kete dhe nje deklarate te perbashket. E para e ka marre fjalen Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.

Ajo beri nje rezyme te gjithe punes se bere gjate nje vitit duke theksuar se vendi ka shenuar progres. Bregu ka sjelle ne vemendje faktin se bojkoti i opozites nuk krijoje mundesine per vazhdimin e reformave. Bregu tha se pas bojkotit te opozites reformat po votohen.

12 rekomandimet mazhoranca nuk mund ti miratonte vet pa ndihmen e opozites. Shpresojme qe vitin e ardhshme te marrim statusin e vendit kandidat tha Bregu.

Pritet qe te kete diskutime mes paleve. Sot delegacioni i Parlamentit Europian i kryesuar nga shefi per Evropen Juglindore ne KE Eduard Kukan eshte takuar edhe me ministrin e jashtem Edmond Haxhinasto. Dje gjashte eurodeputetet u takuan me kreun e shtetit Bamir Topi Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli kryetarin e PS-se Edi Rama dhe ministrin e Drejtesise Eduard Halimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›