E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj Opozita eshte e gatshme te beje ceshte e mundur per te permbushur detyrimet e saj

Opozita eshte e gatshme te beje ceshte e mundur per te permbushur detyrimet e saj ne menyre qe vendi te integrohet ne Bashkimin Europian. Keshtu eshte shprehur deputetja e PS-se Valentina Leskaj ne takimin e katert nderkombetar per stabilizim-asocimin mes Shqiperise dhe BE-se.

Ne kemi qene te gatshem te mbeshtesim procesin e integrimit te vendit. Raporti i Komisionit Europian dhe 12 kriteret e kerkuar mbeten dokumente te rendesishme. Nisur nga kjo ne propozuam paktin me 10 pika. E rendesishme eshte qe nga 12 prioritet e KE 4 qe lidhen me opoziten jane adresuar ka theksuar Leksaj.Sipas saj opozita ka luajtur nje rol nxites dhe inkurajues si per reformen zgjedhore ashtu dhe per Avokatin e Popullit dhe reformen parlamentare.

Ndersa e ka cilesuar reformen zgjedhore si mjaft te rendesishme Leksaj theksoi se kjo reforme duhet te miratohet deri ne zgjedhjet e ardhshme.

Zgjedhjet jane procesi me i rendesishem i Shqiperise. Opozita ka dhene votat e saj per miratimin e 4 ligjeve qe kerkonin 3/5 e votave. Kemi kerkuar nje proces serioz per perfshirjen e te gjitha grupeve parlamentare ne reformen zgjedhore. Problemi me kete reforme eshte me kohen sepse ajo duhet te jete ne kohe per zgjedhjet e ardhshme ka theksuar Leskaj.

Ajo ka shtuar gjithashtu se opozita kerkon nje qasje me te gjere ne procesin e integrimit duke perfshire te gjitha komisionet parlamentare ndersa ka shtuar se ajo mbeshtet edhe letren e delegacionit te PE-se dhe te zotit Kukan per krijimin e nje platforme parlamentare per Europen.

Ajo gjithashtu theksoi se problem i madh ne Shqiperi mbetet edhe moszbatimi i ligjit dhe korrupsioni per te cilin vendi yne zbriti 8 vende ne raportin e Transparency International ndersa shtoi se per keto probleme duhet punuar fort.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›