E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërblim vetëm administrata, jo pensionistët

Ministri i Financave, Ridvan Bode

TIRANË- Pensionistët nuk do ti gëzohen dot shpërblimit të fundvitit. Lajmi është dhënë sot nga ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili bëri të ditur se qeveria nuk parashikon asnjë shpërblim për pensionistët këtë fundvit.

Shpërblim sipas tij do të ketë vetëm për punonjësit e administratës të cilët do të marrin një shumë prej 10 mijë lekësh.

Sipas Bodes, me amnistinë fiskale nuk u arritën synimet që priteshin dhe për këtë ai akuzoi opozitës, qëndrimi i të cilës u bë pengesa kryesore.

Amnistia fiskale nuk u propagandua si duhej dhe nuk u arriten synimet. Kundërshtimi i opozitës solli dështimin.- deklaroi Bode.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›