Bundesliga Dy barazime ne ndeshjet e se dieles

Diferenca tashmë është bërë e frikshme. Borusia e Dortmundit edhe pak kohë do të quhet kampione e Gjermanisë, pasi barazimi 1-1 në fushën e Mynshengladbahut bëri që diferenca me Bajernin të shkojë në 17 pikë. Diçka aspak e zakonshme.
Gjithsesi, verdhekuqtë e nisën shumë mirë në Gladbah duke fituar një penallti me anë të Mario Gëces dhe duke qenë po ai si shënues.
Veçse, në pjesën e dytë, Borusia vendase barazoi falë golit të Amin Junesit.
Kampionët u përpoqën të ktheheshin tek fitorja, por pa rezultat dhe barazimi u duk si rezultati më i drejtë në këtë përballje, ndërsa trajneri mik Klop mendon tani për ndeshjen me Bajernin në Kupë.
Në takimin tjetër të së dielës, Grojter Fyrt barazoi 0-0 në fushën e vet me Leverkusenin. Vendasit mund të cilësohen të sigurt si të rënë nga kategoria, por sërish ofruan rezistencë të fortë ndaj Bajerit.
Ndeshja ishte e bukur dhe me shumë raste, pavarësisht se jo me gola. Me këtë barazim, Leverkuseni humbi rastin për të dalë në vendin e dytë dhe mbetet 1 pikë pas Dortmundit si dhe 4 pikë para vendit të katërt që mbahet nga Frankfurti.