E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majlinda Keta: Jam dëshmitare e përpjekjeve të Ramës kundër Nanos

TIRANE- Ish kryetarja e Forumit të Gruas socialiste, Majlinda Keta e ka cilësuar si të drejtë, pretendimin e djeshëm të kryeministrit, Sali Berisha, për bashkëpunimin e tij me Edi Ramën për rrëzimin e qeverisë së Fatos Nanos në vitin 2005.

Në faqen e saj personale në rrjetin social "Facebook", Keta ka deklaruar se ajo është një dëshmitare që mund të vërtetojë në çdo kohë përpjekjet e Edi Ramës për të rrëzuar Nanon nga pushteti. Madje ajo ka shtuar se ka edhe shumë njerëz të tjerë që kanë qenë dikur në PS, të cilët mund të vërtetojnë se si është munduar Rama t'i nxiste kundër Nanos.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›