Majmunë me diploma
Vargje nga Arben Duka
Që vërtet të ndezim,
Një dritë zhvillimi,
Prioritet,
Do të ketë arsimimi!
Sepse është rrënuar,
Arsimi publik,
Dhe ai privat,
Nxjerr veç shtatanikë!
Është përhapur krejt,
Në trojet shqiptare,
Sot epidemia,
Universitare!
Këtë unë e quaj,
Përparim vërtet,
Sepse sot çdo lagje,
Ka universitet!
Dhe të ardhme zezës,
Sot i vumë mballomën,
Kush ka ca para,
Mund të blejë diplomën!
Për të ardhmen zezën,
Ndezur kemi urën,
Mund të blejë diplomën,
Dhe doktoraturën!
Nesër do të themi,
O bo bo çna gjeti,
Se këto diploma,
I njeh edhe shteti!
Mund të marrim poste,
Majmun e majmune,
Kush blen një diplomë,
Blen një vend pune!
Një mallkim të madh,
Do kemi përjetë,
Sepse injoranca,
Do jetë në pushtet!
Universitetet, që quhen private,
Të japin çtë duash,
Ca para po pate!
Po edhe publikët,
Smbeten pas nga ta,
Të japin çdo gjë,
Me më pak para!
Shqipëri mavria,
Si do të vejë halli,
U bënë diplomimet,
Si letra bakalli!