Homazh/Po mungon shumë, o Qazim Cemenja!
Nuk ka shume kohe qe nuk eshte midis te afermve, miqeve dhe shokeve te panumerte, ne Shqiperi dhe ne Amerike, Qazim Hazis Cemena, nga Selishta e Kater Grykeve.
Por te gjithe keto nuk e besojne kete ndarje.
Nuk e beson as Xhamal Delishi, nuk e besojne as kryetaret e fshatrave Gezim Lala, Ahmet Miho, Artur Kalia, Mehmet Ndregjoni, Xhelal Hani, Haxhi Roka, nuk e besojne as Ramazan Loca, Halit Shehu, Agim Totraku, Fiqiri Sela, Fatmir Cani, Rifat Nikaj , Ramazan Biba, Xhetan e Besim Ndregjoni dhe dhe shume e shume te tjere bashkemoshatare dhe bashkefshatare. Nuk e beson as Mevlud Buci, nga shkrimi i tij kemi marre dhe pa lejen e tij titullin e ketij shkrimi, edhe per arsyen e thjeshte se nuk do ta gjenim me te mire.
Aq me teper nuk e beson autori ketyre radheve, Idriz Xhomara, ish Deputet i Katër Grykëve, ne Kuvendin e Shqiperise, ku me Qazimin jam njohur qe ne ditet e para te kandidimit, duke e vazhduar me tej per kohen qe une kam qene deputet.
Duke qene se une banoja ne ate kohe ne SHBA, menjehere pas mbërritjes atje (quhej shkelje vizash) pa i hequr opingat do t’i telefonoja Qazimit, telefonata qe do te ishin te perditshme per sa kohe une isha ne Amerike.
Eshte shkruar dhe folur shume per jeten e Qazimit, por mendoje se portreti i tij nuk eshte transmetuar tek lexuesit, nuk eshte transmetuar tek brezi i ri i Katër Grykëve. Dhe kjo jo per faj te autoreve, por te faktit qe nuk eshte e lehta ta portretizosh. Ndoshta do të terhiqeshin dhe shume piktore te famshem qe nderkohe kishin marre ne dore penelat dhe kishin bere gati telajon.
Edhe ne moshen qe e kam njohur une, 2005, 81 vjeç ai manifestonte tipare te nje burri, Highlander (po e permend kete fjale ne anglisht, ku me te cilen dhe Qazimi pavaresisht nga mosha ishte disi i familjarizuar), qe as me shume dhe as me pak do te thote kreshnik, tejet energjik dhe transmetonte tipare tek te gjithe brezat per vendlindjen qe ai e donte aq shume dhe per te gjithe vendin. Por gjithsesi mesazhet e tij kane qene disi te veshtira per t’i lexuar. Nuk transmetonte mllefin per ato qe i shkaktuan kalvarin e vuajtjeve.
Duke qene nje nacionalist, kjo edhe ne sajë te origjines dhe njohjes me Fiqiri e Dilaver Dinen, Hysnin Demën etj, ndjenje qe do nuk do te kalonte pa u vene re nga Haxhi Leshi e co., tashme, armemberthyer, sic thote Fishta, do te arrestohej ne vitin 1946 “Per agjitacion e propagandë” me 30 vjet burg. Duke perfituar nga nje amnisti e vitit 1949, ne moshen 28 vjeçare bashke me nenen Laze Cemenja (Totraku) dhe bashkeshorten Beglie Cemenja (Miha) arratiset drejt Maqedonise ne kampin famëkeq te Geroves. Ne vitin 1956 arrijne me shume e shume peripeci te mbërrijne ne Belgjike, dhe me se fundi stacioni i fundit ku dhe mbylli syte ishte vend i demokracise dhe i lirise, Amerika.
Keto vite te mergimit te larget do te rrisnin mallin per vendlindjen, do te rrisnin atdhedashurine dhe patriotizimin, do te zgjonin dhe aspirata per nje Shqiperi Demokratike. Do ta zinte gjumi dhe do te gdhihej me brengen e Kosoves Martire dhe te gjithe shqiptareve kudo qe jetojne. Arriti ate qe aspironte gjate gjithe jetes: “Bace u kry”. Ardhja e pluralizmit ne Shqiperi qe ruhej ne shqpirtin e Qazimit (nderkohe qe per shume te tjere quhej e pa shprese), do te perjetohej ne menyre te vecante nga ai.
Ishte nder te paret qe sihariqi i pluralizmit ne Shqiperi ju dha nga DR. Prof. Sali Berisha, Azem Hajdari, Eduard Selami, Gramoz Pashko dhe te tjere ne viziten e pare qe keto lidere te Partise Demokratike te sapoformuar bënë ne vendin e Statujes se Lirise.
Fillimisht dergoi ne Shqiperi djalin, Hazizin dhe te shoqen, Beglien. Mezi priti qe te vinte edhe vete pas 39 vitesh mergimi me nje mall te papershkuar qe i pershkruan kaq bukur Mevlud Buci: “Lotet jo vetem te Qazimit por dhe te pranishmeve u rreshqisnin nga syte….momente malli dhe krenarie, mallengjimi, dhimbje per njerezit e tij te dashur qe nuk i gjeti por dhe fundi qe mori fund absurdi komunist qe ndau njerezit per se gjalli, absurd i luftes te klasave”. Gjeti gjalle vetem njërën nga motrat, Muden, nga tre motrat qe kishte lene para arratisjes. Kjo vizite e pare ka vazhduar deri ne viti 2008, por nuk arriti te çmallej plotesisht me njerezit qe pat dashur dhe e deshnin shume, me malet, kepat, gurët, burimet, druret, zabelet, livadhet, bjeshkët, kaltersine e liqeneve te Kacnise, kullotat e Vanasit e Gurit te Vashes, apo Kepi i Skenderbeut. Trupi i tij prehet sot ne Brooklin, New York, prane nanes, Lazes, por shpirti i tij eshte ne Selishte. Jeta dhe vepra e tij eshte nje barre e rende per selishtaret dhe te gjithe bashkefshataret te gjithe brezave ne Kater Gryket, por eshte barre e rende per te gjithe politikanet ne qender dhe komune.
Zgjatimi do te ishte i panevojshem; Qofte i lehte dheu mbi varrin tend atje ne Brooklin dhe së fundi në Selishtë.