E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majori Çanga që vdiq për të shpëtuar të tjerët

 
Ndoshta 15 marsi apo e nesërmja, siç u kishte thënë familjarëve dhe shokëve,do të ishte dita e fundit e punës për majorin(R),51 vjeçarin Besim Çanga në "Fabrikën e vdekjes" nëGërdec, por fati nuk deshi që babai i tre vajzave të merrte rrogën prej 15 mijë lekëve që i duheshin për të paguar bursën e njërës prej tyre që studionte në Turqi!
Besimi, oficeri xhenjer i diplomuar Brenda e jasht vendit, i nxjerrë i "tepërt" nga reforma e Mehdiut e Berishës, qe i vetmi specialist në Gërdec, por në rolin e punëtorit që e kuptoi i pari atë që do të ndodhte në pak sekonda e minuta më më pas. Mund të kishte ikur i pari e të ishte sot i gjallë, por numri i viktimave të kësaj tregjedie(ende nuk dihet numri i saktë), do të ishte ndoshta 3 apo 4 herë më shumë. Këtë e konfirmuan ditën e varrimit dhe më pas shumë të pranishëm që ishin ato momente e që u ndihmuan nga Besimi të iknim me sa mundnin nga vdekja e sigurtë! Se ai në afro 3 dekada "mjeku"dhe specialist ii njohur i ministrisë së Mbrojtjes që ja dinte çdo qelizë çarmatimit dhe pasojat e pariparueshme të tragjedisë. Shënuam disa pohime të të mbijetuarve të vartës së tragjedisë së Gërdecit, që nuk kanë asnjë ndryshim nga njeri-tjetri: "Dëgjuam një shpërthim dhe një flakë, që na u duk si e rëndomtë, se kështu ndodhte disa herë në ditë e çdo ditë. Aty praën ishte dhe Besimi, që rropatej të bënte dhe ai normën e punëtorit. Bërtiti i pari me sa kishte që të dilnimm jasht, ndërsa vetë shtynte me forcë gra e fëmijë. Dolën shumë, po nuk di sa mbetën. Mes tyre dhe Besimi. Na pat thënë vazhdimisht të bënim kujdes, se ishte specialist i fushës, por aty ishim të gjithë pa asnjë njohuri, gra, fëmijë e të moshuar. Na pat thënë se ai nuk dio të vinte më…!". Por Besim Çanga nuk mund të ikte pa paralajmëruar të pafajshmit të shpëtonin nga ajo tragjedi që ai si specialist ja dinte mirë përmasat. E vetë vdiq!!". Ndërsa famil;jarë e të afër na thanë: "Kishte pak kohë që kishte filluar punë tek kjo fabrikë vdekje, vetëm që të merrte disa qindarka më shumë për nevojat e shkollimit të vajzave, se me pensioninmujor të ushtarakut të sapo liruar, mund të marrësh vetëm 3 bukë! Na tha një ditë më aprë se aty nuk punohet, vdekja çdo moment është në fije të perit, për gra e fëmijë, burra e të moshuar që nuk kuptonin se me ç;po mereshin. U kishte thënë dhe punëdhënësve për kushtet që paralajmëronin vdekjen, por i kishin thënë se pot ë donte të rrinmte, pot ë donte të ikte. E ai vendosi që të ikte. E mund të kishte shpëtuar jetën nëse nuk do të ndihmonte dhjetra të pafajshëm… Por oficeri fisnik, i flakur në rrugë nga shteti, që kishte parë dhjetra tragjedi gjatë jetës së tij në profesionin e xhenjerit, nuk mund të ikte!".
Po kush ishte Besim Çanga! Njënxënëxs, një student dhe më vonë një oficer i shkëlqyer xhenjer. Në vitin 1980 filloi punën me dëshirë e passion për ti shërbyer atdheut. Bëri të gjitha shkollat e Akademitë në vënd, studioi dhe në Gjermani e vende të tjera, duke u bërë një ushtarak bashkëkohor e nga specialistët më të mirëxhenjer të ministrisë së Mbrojtjes. Ngjiti dhe shkallët e karruierës, duke ju besuar përgjegjësia e drejtimit të grupeve të shkatërrimit të armatimit e municionevenë gjithë vendin pas vitit 1990. Ishte Besimi që me dorën e tij, mes rrezikut e vdekjes, nxorri nga gërmadhat 24 viktimat e tragjedhisë së Selcës në Burrel më 1997; ishte Besimi ai që me specialistët xhenjer administroi tragjedinë e Dhëmblanit në Tepelenë; ishte Besimi që shkatërroi me mijërea e miliona municione të ndryshme gjatë këtyre viteve, e pa asnjë pasojë! Se ai ishte specialist e zbatonte ligjin e rregullat teknike. Por, çuditërisht, në të quajtën "reformë" të Fatmir Mehdiut e qeverisë së2 Berishës, specialisti më i mirë del i tepërt! Del me një pension qesharak që nuk i dilte për bukën e gojës. E komandën e demontimit(e demalimit) në uzina ushtarake e fabrika portative të "vdekjes", e muarën mafiozët e shtetit të Berishës.
E për këtë shkak, iku një nga specislistët më të mirë xhenjer të vendit, që makutëria e drejtuesit të ministrisë e biznesmenëve mafiozë, i morën jetën. Por jeta e tij ka një kuptim, se ai vdiq për të shpëtuar dhjetra jetë të tillë!
E vetëm për këtë fakt, kur një oficer fisnik i fyer deri në „palcë" nga shteti i tij vdes për jetën e grave e fëmijëve të pafajshëm, kryeministri i vendit duhet të japë dorëheqjen. Vetëm si aktin më minimal moral!
 
"Dëgjuam një shpërthim dhe një flakë, që na u duk si e rëndomtë, se kështu ndodhte disa herë në ditë e çdo ditë. Aty praën ishte dhe Besimi, që rropatej të bënte dhe ai normën e punëtorit. Bërtiti i pari me sa kishte që të dilnimm jasht, ndërsa vetë shtynte me forcë gra e fëmijë. Dolën shumë, po nuk di sa mbetën. Mes tyre dhe Besimi. Na pat thënë vazhdimisht të bënim kujdes, se ishte specialist i fushës, por aty ishim të gjithë pa asnjë njohuri, gra, fëmijë e të moshuar. Na pat thënë se ai nuk dio të vinte më…!".
"Kishte pak kohë që kishte filluar punë tek kjo fabrikë vdekje, vetëm që të merrte disa qindarka më shumë për nevojat e shkollimit të vajzave, se me pensioninmujor të ushtarakut të sapo liruar, mund të marrësh vetëm 3 bukë! Na tha një ditë më aprë se aty nuk punohet, vdekja çdo moment është në fije të perit, për gra e fëmijë, burra e të moshuar që nuk kuptonin se me ç;po mereshin. U kishte thënë dhe punëdhënësve për kushtet që paralajmëronin vdekjen, por i kishin thënë se pot ë donte të rrinmte, pot ë donte të ikte. E ai vendosi që të ikte. E mund të kishte shpëtuar jetën nëse nuk do të ndihmonte dhjetra të pafajshëm… Por oficeri fisnik, i flakur në rrugë nga shteti, që kishte parë dhjetra tragjedi gjatë jetës së tij në profesionin e xhenjerit, nuk mund të ikte!".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›