E Shtunë, 31 Tetor 2026

Show qeveritar me "llotarinë" e vdekjes

 Ceremonial mizor i përfaqësuesve të qeverisë, në shpërndarjen e parave për familjarët e viktimave të tragjedisëThasë me para për të vdekurit nga tragjedia zbrazen mbi tavolinë, në tokën e djegur të Gërdecit
 
TIRANË- Thasët me para zbrazen mbi tavolinë, si në spektaklet e llotarive. "Fituesit" e llotarisë së vdekjes i kanë ende të hapura varret, megjithatë,përfaqësuesit e qeverisë nuk i shpëtuan dot ngasjes për shoë dje në Gërdec.Çdo jetë e humbur në fabrikën e vdekjes, kushton 2 milionë lekë. Ky ishte çmimi i paracaktuar, ndërkohë që "bujaria" e qeverisë nuk mund të kalonte pa reklamën e rastit.Atyre burrave të mbledhur sa një grushtiu përplasën në sy një "mal" me para, për të kompensuar gjakun e familjarëve të tyre. Paratë numërohen aty, mes tokës së djegur e në fund të ceremonialit, familjarët hedhin firmën e mortit.
***
Uran Deliun nuk e mbante vendi dje në Gërdec. Që në mëngjes është njoftuar për ndihmën që qeveria kishte vendosur t'i jepte jo vetëm atij, por të gjithë bashkëfshatarëve me të cilët ka ndarë të njëtin fat të zi. Ndaj rreth orës 14.00 të ditës së djeshme, janë mbledhur të gjithë në bashkinë e Vorës, pa menduar se do të ishin dëshmitarë të një tjetër skene mizore sa vetë vdekja që u mori njerëzit më të afërt të familjes. Në krye të grupit është Urani. Jo se kërkon të drejtojë, por askund më kobshëm, tragjedia nuk ka ndodhur sa në shtëpinë e tij. Urani ka humbur Flavion, që ishte vetëm 3 vjeç, gruan që priste të sillte në jetë fëmijën e tyre të dytë dhe vëllanë e tij, që është dergjur nën rrënojate shtëpisë. Ajo që duhej të ishte një ndihmë financiare e qeverisë, akorduar familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecitështë shndërruar në një shoë ku paraja derdhet lumë dhe fituesit nxirren përballë kamerave, për të mos shkuar dëm "bujaria".Emri i parë që thërritet është i Uran Deliut. Ai me zor hedh hapat drejt përfaqësuesve të shtetit shqiptar, kur sheh prefektin tëzbrazë mbi tavolinë çantat me lekë. Kjo skenë ishte e tepërt për burrin që humbi gjithë familjen nga tragjedia e të cilit nuk iu kursye sikleti i të numëruarit të parave të vdekjes.
***
Nuk e mbajnë këmbët, ndaj edhe pesha e rëndë e humbjeve e detyron të ulet në karriken përballë tavolinës, si i vetmi vend i sigurtë në atë paradë të përfaqësuesve të qeverisë. Më pas, i heshtur si varri ngrihet dhe përfundon pa e pasur mendjen të gjitha procedurat që nisnin me dorëzimin e çertifikatës dhe firmosjen e procesverbalit të marrjes në dorëzim të parave. Spektakli i përfaqësuesve të qeverisëme shpirtrat e humbur do të vazhdonte gjatë, nëse drejtori i Emergjencave Civile, Ferdinand Olli, nuk do të ndërhynte për pezullimin e këtijrituali mizor. Mediat u përzunë, ndërsa sipari u mbyll me Uranin, që në tragjedinë eGerdecit ka humbur gjithçka që ka patur të shtrenjtë në jetë.Shpërthimi i depove që ndodheshin vetëm 100 metra larg banesës së tij i shoi familjen Uran Deliut. Sa hap e mbyll sytë, shtëpia e tij është kthyer në një gërmadhë ndërsa ankthi filloi më pas, kur nuk po gjente pjesëtarët e familjes. Në momentin e shpërthimit, Urani ndodhej në oborr dhe po punonte token. Bashkëshortja e tij, Liljana Deliu, 23-vjeçe dhe i vëllai, Jetmir Deliu, 21-vjeç, u gjetën të vdekur disa orë pas ngjarjes. Sapo ka marrë veten nga shpërthimi, Uran Deliu ka nisur të kërkojë djalin e tij të vetëm, Flavion tre vjeç. Por dy ditë pas shpërthimeve të frikshme në Gërdec, gjetja e trupit të pajetë të Flavios i dha shqelmin e fundit shpresës së Uran Deliut.
Ministria e Brendshme nxiton t'i vërë një emër aksidental tragjedisë në Gërdec
Qeveria: Gërdeci, "aksident teknologjik"
TIRANË- "Tragjedia e Gërdecit është shkaktuar nga një aksident teknologjik". Është Ministria e Brendshme ajo që ka përcaktuar fundin e hetimeve për ngjarjen më të rëndë të ndodhur në vendin tone,ku deri më tani dihet se janë 21 viktima. E ndërsa Prokuroria e Përgjithshme po kryen hetimet për këtë ngjarje pa dalë në një pistë të vetme të motiveve të ngjarjes, është Ministria e Brendshme ajo që përpiqet t'i japë një definicion të shpejtë shkakut. Madje, këtë e bën në një vendim të protokolluar, që mban datën 20.03 2008. Duke anashkaluar çdo procedurë hetimore, Ministria e Brendshme në këtëvendimthotë qartëse tragjedia është shkaktuar nga një "aksident teknologjik". Sipas këtij vendimi thuhet qartë se shkaku i shpërthimit të fabrikës ku bëhej çmontimi imunicioneve ka qenë për shkak të teknologjisë, paçka se qindra dëshmi thonë se në këtë fabrikën ku u mboll vdekja, vetëm për teknologji nuk flitej. E gjithë puna në këtë fabrikë bëhej me krahë, njësoj si në mesjetë. Të vetmet mjete teknologjike, sipas dëshmive kanë qënë levat dhe çekiçët që përdoreshin nga duart e fëmijëve dhe grave. Por Ministria e Brendshme përpiqet të thotë të kundërtën, nëvendimin që Bujar Nishani ka firmosur për tëdëmshpërblyer viktimat e tragjedisë së ndodhur më 15 mars.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›