Makhmalbaf në jurinë e Dokufest

Në filmat e saj regjisorja Makhmalbaf përdor alegorinë për të shprehur reflektimet provokuese që lidhen me temat e trajtuara sociale dhe politike.
Makhamalbaf u lind në Teheran, në vitin 1980. Babai i saj është regjisori i njohur, Mohsen Makhmalbaf. Kur ishte 14-vjeçe, Samira e braktisi shkollën e mesme për t’iu përkushtuar kinemasë. Në moshën 17-vjeçare xhiron filmin e saj të parë, “The Apple” (Molla), me të cilin mori pjesë si regjisorja më e re në botë në përzgjedhjen zyrtare të Festivalit në Cannes.
Filmi i saj i dytë “Blackboards” (Dërrasat e Zeza), që trajton vështirësitë e refugjatëve kurdë gjatë luftës mes Irakut e Iranit, në vitin 2000 fitoi Çmimin e Jurisë në Festivalin e Cannes.
Në vitin 2003, nga gazeta britanike ‘The Gurdian’ Makhmalbaf e radhitë në mesin e 40 regjisorëve më të mirë në botë. Filmi i fundit i saj, “Two-Legged Horse” (Kuajt Dykëmbësh) është xhiruar në Afganistan, për shkak të kufizimeve të pushtetit iranian.
Samira Makhmalbaf ishte anëtare jurie në shumë festivale të njohura, si në Cannes, Venedik, Berlin dhe Montreal.