Makina bie në greminë, vdes drejtuesi. Policia: Shkak dyshohet shpejtësia
GRAMSH-Një person ka vdekur në çast si pasojë e një aksidenti me makinë sot në afërsi të Gramshit.
Policia në vendngjarje bën të ditur se në afërsi të Gramshit, shtetasi Sabri Zogu, 60 vjeç ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte duke u gremisur në humnerë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se Zogu ishte nisur nga Gramshi në drejtim të qytetit të Elbasanit me një mjet tip autoveturë me targa të huaja. Sipas policise, ai ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe dhe në momentin që është përpjekur të kalojë kthesën në një urë ka humbur kontrollin e për pasojë ka dalë nga rruga duke rënë poshtë saj.
Mësohet se në momentin e aksidentit, Zogu ka qenë i vetëm në makinë.
Në vendngjarje mberriti policia, një ambulancë dhe banorë të zonës në përpjekje për të nxjerrë trupin nga automjeti.
Hetimet vazhdojnë për të zbardhur të plotë rrethanat e këtij aksidenti i dytë gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Elbasanit. Vetëm në orët e vona të një nate më parë një 20 vjeçar gjeti vdekjen, pasi si pasojë e shpejtësisë së mjetit tip çiklomotor që po qarkullonte humbi kontrollin, duke gjetur vdekjen në spitalin kirurgjik të Elbasanit.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Përplasen dy makina në rrugën Tiranë-Durrës, plagoset një person Rrufeja vret bariun 21 vjeç teksa kulloste bagëtitë