Siria, bisedime në KS të OKB, ambasadorët e Kinës e Rusisë braktisin mbledhjen
UASHINGTON-Mbledhja e Keshillit te Sigurimit per Sirine, e kerkuar nga Britania e Madhe përfundoi pa ndonjë rezultat. Takimi u mbyll pa ndonje plan votimi mbi kete rezolute te kerkuar nga Londra, ndersa ambasadoret e Rusise dhe Kines te cilet kundershtojne nderhyrjen ushtarake ne kete vend, braktisen mbledhjen me dyer te mbyllura vetem 75 minuta pasi kishte nisur ajo, ben te ditur agjencia e lajmeve AFP.
“Britania e Madhe prezantoi nje tekst dhe Rusia riperseriti argumentet e ministrit te jashtem Rus Sergei Lavrov” deklaroi nje diplomat per televizionin Al Xhazira. Sipas tij, Moska dhe Pekini do ta referojne tekstin e rezolutes me qeverite e tyre. Sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun deklaroi sot se inspektoreve u nevojiten te pakten edhe kater dite per te hetuar akuzat per perdorim armesh kimike nga regjimi i Assad dhe me pas per t’I analizuar ato. “Ata po punojne ne menyre intensive ne rrethana shume te rrezikshme” deklaroi Ban Ki Mun duke shtuar se pas kesaj do te raportojme ne Keshillin e Sigurimit per veprimet e metejshme.
BRAHIMI
I dërguari i posaçëm, Lakhdar Brahimi, tha sot se në sulmin e 21 gushtit në Siri, ku mbetën të vrarë disa qindra njerëz, janë përdorur "substanca kimike" të këtij apo atij lloji.
"Duket se është përdorur njëfarë lënde kimike që vrau shumë njerëz, disa qindra, sigurisht më shumë se njëqind. Disa thonë treqind, të tjerë gjashtëqind. Ndoshta janë njëmijë dhe më shumë se aq. Kjo natyrisht është e papranueshme, është skandaloze," tha zoti Brahimi.
Zoti Brahimi tha megjithatë se çdo goditje e mundshme ushtarake në Siri në shenjë kundërpërgjigjeje duhet të ketë miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai i bëri komentet gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.
Një ekip inspektimi i Kombeve të Bashkuara është duke hetuar sulmin me gaz që thuhet se u ndërmor një javë më parë afër Damaskut, ngjarje që ka çuar në thirrje për veprime ushtarake kundër Presidentit sirian Bashar al-Asad.
Por zoti Brahimi theksoi se komuniteti ndërkombëtar është ende në kërkim të zgjidhjes së krizës përmes kanaleve diplomatike.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të "gjejë një qëndrim të përbashkët" lidhur me gjendjen në Siri. Ai tha se ekipit të OKB-së në Siri i duhet kohë për të bërë punën e tij. Zoti Ban tha në një fjalim sot në Hagë se shkallëzimi i gjendjes në Siri ka shkaktuar "viktima të tmerrshme" dhe ka prodhuar imazhe të tilla që nuk janë parë në botë gjatë këtij shekulli.
Ai kritikoi ashpër përdorimin e armëve kimike, duke thënë se çdo veprim i tillë, në çdo kohë e në çdo rrethanë, do të përfaqësonte "një shkelje kriminale të së drejtës ndërkombëtare."
NATO
Nderkohe Sekretari i pergjithshem i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen theksoi sot se nje sere burimesh deshmojne se forcat e presidentit Bashar Al Assad jane pergjegjese per perdorimin e armeve kimike ne Siri. Duke folur pas nje takimi te ambasadoreve te NATO-s ne Bruksel, kreu i aleances deklaroi se perdorimi i te tilla armeve eshte i papranueshem dhe nuk mund te ngelet pa pergjigje.
(NEWS24/BalkanWeb)