Makina bie në lumë në Vlorë, plagoset nëna dhe dy fëmijët

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një makinë ka përfunduar në lumë, ndërsa të plagosur kanë mbetur nëna dhe dy fëmijët e mitur.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në fshatin Lepenicë, ku 35-vjeçarja e cila drejtonte mjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfunduar në lumë.
Në automjet ishin edhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët janë dërguar në spital dhe janë në kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve dy fëmijët janë në gjendje më të stabilizuar, ndërsa gjendja më të rënduar është ajo e 35-vjeçares.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/rtsh.al/