E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina bie në lumë, plagoset drejtuesi

Foto ilustruese

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor të ndodhur sot në aksin Elbasan-Librazhd.

Sipas burimeve policore, automjeti me targa EL 9166A, me të cilin udhëtonte Ilir Hysa, 40 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e Shkumbinit.

Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën të ditur se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›