E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, ndihma për zonat e izoluara, Sekui: Solidaritet me banorët e bllokuar

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Etore Sekui, ka shprehur solidaritetin me banorët e bllokuar nga bora në veri të vendit duke dërguar ushqime për ta.

Sekui u shpreh se në ditët në vijim do ti vizitojë këto zona për të parë nga afër situatën, ndërsa theksoi se në këtë moment, gjëja më e rëndësishme është solidariteti.

Mendoj që solidariteti mund të tregohet edhe me gjëra të vogla. Është shumë e rëndësishme të tregohet solidaritet. Ajo është vlera më e rëndësishme e Bashkimit Europian, tha Sekui.

Interesimit të mediave për opinionin e tij në lidhje me mënyrën e menaxhimit të situatës nga ana e qeverisë, Sekui iu përgjigj duke u shprehur se përfundimet duhen nxjerrë në fund.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›