Ushtrimet fizike reduktojnë rrezikun e depresionit në tru
Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë- thotë populli. Por kjo është vërtetuar së fundmi edhe nga studimet shkencore. Shkencëtarët në Universitetin e Bristolit kanë zbuluar se ushtrimet fizike mund të reduktojnë depresionin në moshë të madhe me 30-40%.
Studimet janë bërë në 17 njerëztë moshës 70 vjeç e sipër, të cilët janë studiuar për të paktën 5 vjet. Të gjithë ata që ishin marrë me ushtrime fizike kishin pak probleme mendore.
Ushtrimet janë vitale për ecurinë psikologjike të njeriut. Sot në botë, 1 në 6 persona ka probleme mendore herë pas here.
Mjekët këshillojnë të bëhen ushtrime fizike 30 minuta për të pakën 5 ditë të javës. Por vetëm 35% e burrave dhe 24% e grave e ndjekin këtë këshillë.
Ushtrimet fizike të rregullta mbajnë aktive enët e gjakut që furnizojnë trurin. Nëse truri furnizohet rregullisht me gjak atëherë edhe diabeti ose tensioni kanë pak gjasa të shfaqen.
Ushtrimet fizike janë të lidhur me një sërë faktorësh të cilët vërtetojnë plotësisht se ushtrimet fizike janë të lidhura me aktivitetin normal të trurit.
Duke bërë ushtrime çlirohen kimikate në tru të cilat ndihmojnë veprimin e tij.
Megjithëse ushtrimet fizike kanë ndikim kaq të mirë në tru, përsëri shumë pak njerëz u kushtojnë rëndësi të madhe atyre. Sipas shkencëtarëve kjo ndodh ngaqë bota sot po kthehet në automatike dhe shumë pak punë kërkojnë aktivitet fizik.