E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina del nga “Ura e Mbrostarit”dhe bie në lumë, vdes shoferi

FIER - Një aksident ka ndodhur tek vendi i quajtur Ura e Mbrostarit në Fier ku një makinë ka dalë nga ura dhe ka përfunduar në lumë.

Rreth orës 02:30 të mëngjesit të së mërkurës (12.06.2013) makinë me targa AA 143 GG ka dalë nga ura dhe ka përfunduar në lumë si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit i riu nga Mbrostari Marius Hatia.

Policia ka mundur të nxjerrë nga lumi makinën e dëmtuar me anë të një vinçi dhe po punon për të nxjerrë nga makina trupin e pajetë të drejtuesit të mjetit.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›