Makina del nga rruga, një i vdekur, tre të plagosur
TIRANË- Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident në Vorë. Ngjarja ndodhi në mbrëmje, në vendin e quajtur kthesa e Gërdecit.
Sipas të dhënave të para, një makinë tip benz, në të cilën udhëtonte viktima dhe 3 personat e tjerë ka dalë nga rruga në rrethana që për policinë mbeten ende të paqarta.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin UShtarak dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është kritike.
Ende nuk janë bërë me dije identiteti i viktimës dhe i të plagosurve, ndërkohë që deklarohet se makina ka targa TR 6654 J.