Berisha në Dajç: Jemi në prag katastrofe

Kreu i qeverisë Sali Berisha inspektoi Dajçin një nga komunat më të prekura nga përmbytjet si pasojë e hapjes së portave të hidrocentraleve. Berisha tha se do kompensohen të gjitha dëmet e shkaktuara si pasojë e përmbytjeve. "Jemi në prag katastrofe, por unë garantoj se do ju kompensojmë dëmet e shkaktuara", theksoi ai. Kryeministri ka kërkuar të behet me urgjencë evakuimi i banorëve. Berisha pohoi se
situata është e paparashikueshme dhe se moti nuk favorizon aspak.
Sipas tij nuk ka më shkarkime nga Fierza.