E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitojnë në transfertë, Real e Çelsi prekin kualifikimin

Reali i Madridit, ashtu siç parashikohej, nuk e ka pasur aspak të vështirë për të thyer modestët e Apoel Nikosia. Të vetëdijshëm për kundërshtarin super të fuqishëm, qipriotët u mjaftuan që të mbylleshin në zonën e tyre, duke evituar goleadën dhe në një farë mënyre ia arritën, përderisa goli i parë i Realit erdhi vetëm në mesin e pjesës së dytë. Vetëm pasi në fushë shkelën Kaka dhe Marselo, loja e “mbretërorëve” u gjallërua më shumë dhe sulmi u bë shumë herë më i rrezikshëm. Kështu, një kombinim Kaka-Benzema solli golin e parë dhe më pas një tjetër kombinim, këtë herë Marselo-Kaka sigluan golin e dytë dhe në fund sërish Benzema, pas një pasimi të marrë nga Ozil, vulosi rezultatin e këtij takimi duke ia bërë shumë herë më të lehtë Realit kalimin për në gjysmëfinalet e Kupës së Kampioneve. Në ndeshjen tjetër, Çelsi prishi çdo parashikim duke fituar në “Do Dragao” përballë Benfikës. Një gol i Kalou në pjesën e dytë ua bën londinezëve më të lehtë kalimin për në gjysmëfinale, përderisa në ndeshjen e kthimit do të mjaftojë që blutë e Londrës të mos munden. Nga ana tjetër, Benfika edhe pse dominoi si në lojë dhe në raste, nuk pati shënjestrën e duhur para portës së Peter Çeh duke shpërdoruar pafundësisht. Me këtë rezultat duket se aventura e Benfikës në Kupën e Kampioneve përfundon këtu, pasi do jetë shumë e vështirë që t’i marrë një fitore Çelsit në takimin e kthimit në Londër.

SKEDA
Benfika    0

Çelsi        1
Shënues: Kalou 75′
K.të verdhë: B.Sesar, Luisao, J.Garsia/ Meireles
Benfika: Artur, M.Pereira, Luisao, Zhardel, Emerson, Gaitan, J.Garsia (Nolito 81′), B.Sesar (Matiç 69′), Aimar (Rodrigo 69′), Vitsel, Kardozo. Trajner: Hezus
Çelsi: Çeh, P.Ferreira (Bosingva 80′), D.Luiz, Terri, A.Kol, Meireles (Lampard 68′), Mikel, Ramires, Mata, Kalou (Starixh 83′), F.Torres. Trajner: Di Mateo

SKEDA
Apoel        0

Real Madrid    3
K.të verdhë: Benzema 74′, 90′, Kaka 82′
Apoel: Çiotis, Poursaitides, Oliveira (Kaka 13′), P.Jorge, Boaventura, N.Morais, H.Pinto (Solari 71′), Çaralambidis, Trickovski, Aleksandrou (H. Sousa 46′), Almeida. Trajner: Jovanoviç
Real Madrid: Kasijas, Arbeloa, Pepe, S.Ramos, Koentrao (Marselo 63′), Kedira, N.Shahin (Granero 84′), Benzema, Ozil, K.Ronaldo, Higuain (Kaka 63′). Trajner: Mourinjo

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›