Makina del nga rruga vdes 55 vjeçari

Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi rreth ores 14.30 ne fshatin Belësh në qarkun e Elbasanit.
Sikundër mësoi, makina që drejtohej nga 55 vjeçari, Çelik Peqini ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të automjetit dhe plagosjen e një tjetri, që ndodhej në makinë, shkruan noa.
I plagosuri është Besim Berami, i cili ndodhej si pasagjer në makinë.
Policia në vendngjarje thotë se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të makinës fuoristardw tip Toyota./Indeksonline/