Makina e plehrave "varros" te gjalle femijen
Shkoder- Shkon per te mbledhur kanoce ne grumbujt e mbeturinave, por vdes pas shkarkimit te mbetjeve prej makines. Ngjarja ka ndodhur oret e mbremjes se djeshme ne afersi te "Varrezave te Deshmoreve", ne piken e grumbullimit te plehrave te qytetit te Shkodres. Burime te policise qe hetuan aksidentin dhe ndaluan shoferin e mjetit te mbeturinave, thane se viktima eshte 13-vjecari E. Ujka, banues ne nje prej lagjeve me te varfra te qytetit, "Mark Uka". I mituri mesohet se ka qene ne shoqerine e motres se tij te vogel, duke grumbulluar kanoce ne grumbujt e plehrave, ku ne nje moment pakujdesie nuk e ka pare makinen e plehrave, qe po shkarkonte. As drejtuesi i mjetit nuk e ka pare femijen te varur ne kazan, por ka shkarkuar mbetjet dhe pesha e tyre ka rene persiper te miturit. Motra e 13-vjecarit ka uleritur duke kerkuar ndihme dhe te pranishmit i kane dhene ndihmen e pare, duke germuar ne plehra dhe duke nxjerre trupin e te miturit. Megjithese u dergua me urgjence ne spitalin e Shkodres, femija nuk mundi te mbijetonte si pasoje e peshes se mbeturinave dhe asfiksimit. Nga te dhenat e para dhe deshmia e shoferit te mjetit, per shkak te erresires dhe grumbullit te madh te plehrave, femija nuk eshte vene re. Pesha e madhe e mbeturinave qe i ka rene mbi trup, e ka lene te vdekur ne vend. Policia ndaloi drejtuesin e makines me traga SH 4496 E, per vepren e "shkeljes se rregullave te sigurise me pasoje vdekjen".
R. Ll.
R. Ll.