E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja, veshtiresi per pastrimin

Vlore- Solari i hedhur ne det prane "Pyllit te Sodes" ne Vlore, nuk mund te largohet pasi mungojne pajisjet e specializuara dhe teknologjia moderne e pastrimit. E vetmja zgjidhje mbetet vetepastrimi i detit dhe ndeshkimi i pergjegjesve te ngjarjes, tre prej te cileve, mes tyre dhe pronari i firmes u ndaluan nga policia. Nje prej specialisteve dhe aktivisteve ne mbrojtje te mjedisit Xhemal Mato, shprehet se Shqiperia nuk i ka kushtet per pastrimin e detit nga ndotjet e hidrokarbureve. Gjate oreve te mengjesit te se merkures ne kanalin e "Pyllit te Sodes" u hodhen 60 tone solar, marre nga anija italiane "Guildo" prej firmes se transportit "Arkand Xhunior".

"Ne nuk jemi te pergatitur per pastrimin e ketyre ndotjeve qe ndodhin si pasoje e incidenteve te tilla si ai i Vlores, ku u hodhen dhjetera tone hidrokarbure, duke rrezikuar floren dhe faunen", tha Mato dje ne lidhje me ngjarjen e ndodhur. Specialisti i ceshtjeve te mjedisit vuri ne dukje se duhet te merren masat sa me shpejt qe vendi, te perballoje edhe keto situata. "Porti i Vlores ka nje Petrolifere dhe duhet urgjentisht qe te permiresoje teknologjite e pastrimit ne rast aksidentesh, e po ashtu nuk duhet te lejoje hyrjen e cdo lloj anijeje", keshilloi Xhemal Mato ne nje prononcim per mediat.

Agjencia Rajonale e Mjedisit ne Vlore, konstatoi nje shkalle te larte ndotjeje ne det dhe "Kanalin e motorrit", ku u hodhen mbetjet e hidrokarbureve. Kreu i zyres, Niko Dumani, deklaroi per gazeten se ishin pergatitur te gjitha materialet per ndeshkimin e rende administrativ te firmes pergjegjese, ndersa do te behej e pamundura, per pastrimin e detit nga ndotjet qe rrezikojne jo vetem gjallesat, por edhe banoret e zones. "Ky akt ishte i qellimshem dhe ndeshkimi do te jete maksimal. Mendojme se deti do te vetepastrohet, por edhe ne do nderhyjme", tha Dumani.

Inspektorati i Vlores konstatoi se ndotja eshte shume e larte, por nuk kane mjete per pastrimin e siperfaqes qe shtrihet nga kanali i Petroliferes, deri ne veri te bregut. Sipas eksperteve, pastrimi mund te realizohet ne disa forma; mekanikisht, permes lendeve kimike ose me djegie. Mjetet i disponojne vetem Emergjencat Civile dhe rojet bregdetare. Ndotja me solar ka perfshire rreth 400 metra te bregut te detit dhe sipas perfaqesuesve te AMR-se ne Vlore, ne disa zona te plazhit ne "Pyllin e Sodes", ndotja eshte vetem 10 metra larg shtepive te banuara. Plazhi keto dite eshte i pamundur dhe banoret deklaruan se ndihen te shqetesuar nga ky akt, qe e cilesuan si te qellimshem. Per ngjarjen reagoi edhe kryeministri Sali Berisha, i cili deklaroi se autoret kishin vepruar me paramendim per te lene te kuptohej se ngritja e Petroliferes, shkakton ndotjen e zones. "Kjo eshte nje ngjarje e stisur, sikurse edhe ajo me vjedhjen e ores se ish-Presidentit Xhorxh Bush", do te shprehej kryeministri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›