Genc Pollo, inauguron investimin dy miliardesh
BERAT- Qeveria shqiptare ka akorduar dhe dy miliarde leke te tjera per rruget e Beratit, pas investimit prej gjashte miliarde lekesh, per rrugen hyrese te ketij qyteti. Paraditen e djeshme, zv/kryeministri Genc Pollo, qe kryeson edhe listen e kandidateve te Partise Demokratike per kete qark, ka prere shiritin i inaugurimit te punimeve per rikonstruksionin e rruges qe lidh uren e Gorices me fshatin Mbreshtan ne rrethin e Beratit. Ky investim prej dy miliarde lekesh eshte i Fondit Shqiptar per Zhvillim dhe tashme eshte kontraktuar nga firma "Salillari". Pollo ne prerjen e shiritit per fillimin e punimeve, eshte shprehur se investimi eshte deshmia me e mire e premtimeve te mbajtura te qeverise shqiptare per kete qark. "Ky investim eshte hapi i pare qe do te pasoje ate te ndertimit te Boshtit te Jugut, i cili nisi te behej realitet me investimin per uren e madhe mbi lumin Osum", tha Pollo. Investimi parashikon ndricimin prej shtate kilometrash dhe punimet do te perfundojne per tete muaj.
E. H.
E. H.