Peqin/ Pronari ne lokal, hajdutet i bastisin shtepine
Bastisin shtepine ndersa pronari gjendej ne lokal, por pikasen dhe me pas vihen ne pranga nga Policia e Peqinit. Te ndaluarit jane Iren Hasa, 19 vjec, Aldo Sinani, 21 vjec dhe Fation Qefalia 22 vjec, te cilet akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane vjedhur 1.6 milione leke ne shtepine e Latif P. Sipas te dhenave te para hetimore rezulton se i demtuari ka qene ne lokal, ne kohen kur hajdutet kane hyre ne shtepi dhe kane pervetesuar pasurine. Por aventura dhe gezimi i "fryteve" te vjedhjes, nuk ka zgjatur shume. I demtuari ka njoftuar uniformat blu, qe brenda disa oresh zbuluan autoret e vjedhjes se djeshme.
F.S.
F.S.