E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina e tretë, Mek Laren e Uilliams kundër Ferrarit

“Ideja nuk është marrë në konsideratë,”- tha Norbert Haug, numri 1 i Mercedesit për “Sport Bild”. “Ndoshta kjo i intereson Ferrarit, duke parë se ka shumë pilotë nën kontratë.”

Në fakt, në Maranelo mund të mbështeten te Masa dhe Raikonen, të cilëve iu shtua edhe Fizikela, që do të bëhet piloti i tretë në skuadër.

Po ashtu, nuk duhet përjashtuar as Mikael Shumaker: megjithëse gjermani është tërhequr nga rikthimi në garën e Valencias për shkak të problemeve në qafë, ai nuk e përjashton mundësinë e një faze të dytë në karrierën e tij.

Nuk duhen injoruar as zërat që e çojnë spanjollin Fernando Alonso te Ferrari vitin tjetër, gjë që do ta bënte “Kokëkuqen” një superskuadër.

Për skuadrat e nivelit mesatar, sipas Frenk Uilliams, kjo do të ishte e dëmshme: “Dy apo tre skuadrat kryesore, me financa të fuqishme dhe me makina shumë të shpejta, do të monopolizonin katër radhët e para të renditjes. Pra, për skuadrat e vogla nuk do të kishte asnjë mundësi për të dalë përpara,”- tha pronari i Uilliams.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›