E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina fantazmë i merr jetën një 67-vjeçari në aksin Fushë Krujë-Tiranë

aksident-ne-rruge-e-greqiseFushë-Krujë- Një 67-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin Fushë-Krujë Tiranë mëngjesin e së premtes.

Policia tha se viktima Riza Shkrana është përplasur nga një mjeti tip autoveturë, teksa po tentonte të kalonte rrugën.

Po sipas policisë autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Sakaq uniformat blu thonë se kanë identifikuar drejtuesin e mjetit që i mori jetën të moshuarit, teksa shtojnë se po punojnë për kapjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›