Meta: Berisha ka humbur llogjikën. Mashtrim për Muhon. PS-në se braktis
Tiranë- Kryetari i Lëvisjes Socialsite për Integrim Ilir Meta, i ftuar në emisionin Top Story, është shprehur i bindur në fitoren e opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 23 qershorit, teksa ka theksuar se pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, LSI-ja nuk do të braktisë opozitën: “LSI ka një angazhim të qartë që ky koalicion do vazhdojë pas zgjedhjeve”,- tha Meta.
I pyetur për situatën në KQZ, kreu i LSI-së ka deklaruar: “Ajo që ndodhi me minimin e pavarësisë së KQZ-së ka të bëjë me prishjen e standartit të zgjedhjeve, në mënyrë antiligjore dhe antikushtetuese, e në mënyrë të njëanshme”. Teksa theksoi se vendi tashmë e ka të sigurt rrotacionin.
Meta tha se LSI-ja nuk do të propozojë anëtar tjetër në KQZ: “Ne sot nuk kemi një KQZ, nuk është më siç e përcakton kodi, e pavarur. Nuk është dhunuar vetëm një person, që u hoq në mënyrë të paligjshme, por u dhunua institucioni. Ky ka qenë edhe shkaku i reagimit individual të anëtarëve të tjerë të KQZ. Në përpjekjen për të kontrolluar në mënyrë të paligjshme nuk mund të bëhet lojë edhe opozita”.
Sokol Balla- Çfarë ndjesie është të riktheheni përsëri në opozitë?
Ilir Meta- Në politikë kam hyrë si opozitar dhe si një parti opozitare. Kjo ndjesie është e njohur mirë tashmë.
Sokol Balla- Më kujtohet kur ishim në këtë studio në muajin prill. E habitshme se sa shumë gjëra ndodhin në një vit?
Ilir Meta- E vërtetë, por ndryshimet më të mëdha nuk kanë ndodhur akoma, do të jenë ato në tre muajt e ardhshëm.
Sokol Balla- Le ti kthehemi temës së ditës, KQZ-së. Përtej argumentit politik, argumenti i dytë i mazhorancës është ai i pakorrektësive në CV-në e zotit Muho. A mendoni se ishte një gavë naive ajo e mosdeklarimit?
Ilir Meta- Lidhur me pretendimet e pseudomazhorancës, sepse e tillë është tashmë, mund të them se ka humbur logjikën, kontrollin, arsyen dhe çdo lloj përgjegjësie përpara vendit. Nuk e përtypim dot atë rotacion të domosdoshëm, të pashmangshëm dhe të sigurt. Ajo që ndodhi me minimin e pavarësisë së KQZ-së ka të bëjë me prishjen e standartit të zgjedhjeve, në mënyrë antiligjore dhe antikushtetuese, e në mënyrë të njëanshme. Natyrisht që do të ketë ndikim, por mendoj se në fund do të jetë pozitiv, në drejtimin e një angazhimi më të madh të opozitës dhe të të gjithë shqiptarëve.
Në rastin konkret është një gënjeshtër e madhe preteksti se ky person kishte problem ligjor, është një mashtrim i hapur, që erdhi si reagim paspanikut të një kundërshtimi të gjerë dhe të ashpër për nismën e politizimit ekstrem të KQZ-së dhe gjoja arsyetimit se KQZ është politike, diçka që bien ndesh me përcaktimin e kushtetutës. Ndaj zotërisë është marrë një masë administrative, kjo është e vërtetë, për përgjegjësinë e tij të vlerësimit të aktit të një vartësi dhe ky prokur, që gjithashtu u shkarkua, e fitoi në Gjykatë të Lartë këtë pretendimin e tij. Për rastin e Muhos ka pasur një dekret të president Moisiut, nuk ka asnjë fshehje, por edhe sikur të ishte kapur me një kundravajtje të vërtetë, koha e rehabilitimit, e përcaktuar në ligj, ishte shlyer.
Qëndrimi i dyfishtë i Partisë Demokratike është i habitshëm, e mund tiu them që kryetari i mëparshëm i KQZ-së, i propozuar nga kjo mazhorancë ka qenë i arrestuar nga presidenti Berisha dhe madje edhe i dënuar, por edhe për ata që dënohen penalisht ka procedura rehabilitimi, pranaj asnjëherë nuk është përdorur si argument. PD po kalon në një arrogancë të madhe në cënimin e institucioneve, me qëllim të kontrollojë të gjithë jetën politike dhe ky përbën një shqetësim për demokracinë, standartet europiane që duhet të ketë shoqëria. Jemi në një moment që standarti i zgjedhjeve është dhunuar, por kjo nuk do të pengojë në asnjë mënyrë rotacionin, pasi opozita është e motivuar, e ka mundësitë dhe instrumentat për të mbrojtur fitoren plebishitare.
Sokol Balla- Përpara se të shkojmë tek tema e zgjedhjeve, duhet të pyesim se çfarë do të ndodhë me KQZ-në?. PS tha që nuk do të propozojë emra të rinj. A do ta bëjë këtë LSI?
Ilir Meta- LSI nuk mund të bëhet pjesë e kësaj farse. Ne sot nuk kemi një KQZ, nuk është më siç e përcakton kodi, e pavarur. Nuk është dhunuar vetëm një person, që u hoq në mënyrë të paligjshme, por u dhunua institucioni. Ky ka qenë edhe shkaku i reagimit individual të anëtarëve të tjerë të KQZ. Në përpjekjen për të kontrolluar në mënyrë të paligjshme nuk mund të bëhet lojë edhe opozita.
Sokol Balla- Po shohim një seri braktisjesh të opozitës, nga KQZ, tek zëvendëskryetari i Kuvendit, Nasip Naço, që paraqiti sot dorëheqjen e tij.
Ilir Meta- Opozita nuk po braktis asgjë, përkundrazi do të shumëfishojë forcat dhe energjitë e saj. Po kështu, opozita nuk kërkon shtyrjen e zgjedhjeve, por afrimin nëse ka mundësi. Opozita ka çdo kapacitet dhe instrument për të garantuar dhe një votë të vetme, kudo që ndodhet në të gjithë vendin. Sot, të gjithë prozhektorët brenda dhe jashtë vendit janë fokusuar tek Sali Berisha, njeriu që po shkatërron zgjedhjet, njeriu që kujton se vetëm duke pasur kontroll absolute mbi çdo instutucin do të imponojë shumica që nuk ekzistojnë, pasi shumica është tjetër. Në të gjithë zgjedhjet PD ka qenë pakicë, e majta është shumicë, pavarësisht historive që të gjithë i dinë shumë mirë. Në qoftë se do, le ta mbajë KQZ siç do, le ta bëjë shtatë me zero, siç ka qenë në vitin 1996. Opozita sot është në një start tjetër, është e bindur që të garantojë një rotacion të pashmagshëm dhe të sigurt.
Sokol Balla- Por, a do të shkojë opozita drejt një braktisje të mundshme të zgjedhjeve?
Ilir Meta- Jo, ju siguroj ama që nuk ka asnjë shans për bojkot të zgjedhjeve. Berisha duhet të gjejë si do të dalë nga kjo situatë, me dinjitet, reflektim apo ndonjë mënyrë tjetër, pasi rezultatin e humbjes nuk e ndryshon dot, as të paguajë me miliona dollarë për Podestën, që manipuloi deklaratën e Jonathan Moore, drejtor në Departamentin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës Qendrore e Jugore, e këto janë fonde që merren nga taksapaguesit.
Ndryshimi do të ndodhë në mënyrën më absolute, nëse Berisha reflekton do ti bëjë një të mirë vendit dhe partisë së tij, pasi ndryshe do të hyjë në trashëgimi si prishës dhe manipulues i zgjedhjeve, e sjelljeve të papërmbajtura që nuk i takojnë një kryeministri të një vendi anëtar i NATO-s. Mua më vjen keq që ne të konsiderohemi një regjim hibrid si Uganda. Janë gjëra të palogjikshme. Kishte një marrëveshje për kodin, dëshiron një ndryshim? Kërko marrëveshje me PS dhe përfshi edhe ata të OSBE-së, bashkëhartues të kodit. Si mund të paraqesësh tre motivacione të ndryshme, brenda një seance. Në një vend të zhvilluar europian nuk mund të ndodhë kurrë diçka e tillë? Kjo ndodh si rrjedhojë e një paniku propagandistik, për manipulimin e zgjedhjeve nga opozita, që kjo është një çudi e paparë e ju siguroj që jemi vendi i vetëm në botë që mazhoranca do ka frikë nga manipulimi i opozitës.
Sokol Balla- Megjithatë, duke dashur të gjesh një lloj logjike, duket se lëvizja e mazhorancës në KQZ ka një sens balancimi, sepse kalimi LSI i ndryshoi raportet tek KQZ e komisionet e numërimit?
Ilir Meta- Ky nuk është, por spekulim. Argument ii vetëm është ligji. KQZ është institucion kushtetues i pavarur dhe mandati i anëtarëve është gjashtë vjet, nuk është katër, por gjashtë. Tjetra, që është shumë e rëndësishme, institucionet e tjera si KZAZ janë të përkohshme, vetëm për një palë zgjedhje dhe atje kanë partitë rol kryesor. Absolutisht që gjithcka do të bëhej këtu në frymën e kodit dhe strukturave të tjera, por kjo është një tentativë për të manipul