Makina, godet më e shpejtë se Ronaldo

(ALBANIA SPORT) – Një makinë që gjuan si Kristiano Ronaldo. Inxhinierët e kompanisë japoneze BP Castrol Japan prezantuan një makinë të aftë të gjuajë topin me 200 kilometër në orë, të frymëzuar nga futbollisti i Real Madrid, Kristiano Ronaldo. Makina e prodhuar në vendin aziatik dëshmoi para medias “aftësitë” e saj.
“Kristiano Ronaldo godet topin me shpejtësi 130 Kilometër në orë, ndërkohë që makina jonë e çon atë në 200, pra është një rekord i ri”, - tha Charles Postles, presidenti i BP Castrol Japón për “Sky”. Makina i ngjan një traktori dhe drejtohet nga një shofer që e aktivizon dhe i jep “udhëzimet” si të godasë.Burimi: Albania-sport.comE Hene, 25 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili