Inter, Zaneti: Kampionati, i hapur

(ALBANIA SPORT) – “Inter dha një sinjal të madh, por kampionati është ende i hapur”. Ky është konkluzioni i kapitenit zikaltër, Havier Zaneti, pas derbit kundër Milanit, të dominuar e fituar 2-0 nga Interi. “Është një kënaqësi e madhe, ishte një fitore e rëndësishme, skuadra tregoi karakter të madh dhe personalitet dhe e meritoi fitoren. E dinim se kjo ndeshje ishte e shumë e rëndësishme dhe skuadra e dëshmoi nga fillimi se dëshironte të fitonte”, - pohoi argjentinasi për faqen zyrtare të klubit, inter.it.
“Dhamë një sinjal të madh, Milani bëri ndeshjen e tij dhe kërkoi të na impononte lojën e tij, por gjeti përballë një Inter të gatshëm për të përballuar ndeshje të këtij tipi”. Tani pikët në avantazh ndaj Milanit janë 9. “Por mungojnë shumë ndeshje. Milani do të qëndrojë në garë së bashku me ne deri në fund të kampionatit. Për më tepër që skuadra të tjera janë duke afruar”.
Zaneti foli edhe për vuajtjet pas përjashtimit të Shnajderit në minutën e 26-të të pjesës së parë. “Mund të komplikohej ndeshja, pasi përballë kishim një skuadër të madhe se Milani. Është e vërtetë që ishim në avantazh 1-0, por ishin shumë minuta për tu luajtur dhe nuk ishte e lehtë. Skuadra edhe një herë u soll si e madhe”.
Morali i Interit është i lartë, po kështu edhe ai i trajnerit Hoze Murinjo. “Misteri është shumë i kënaqur, - tha Zaneti, - pasi me Milanin ishte një ndeshje shumë e ndjeshme dhe e dinim se çdo të thotë të fitosh derbin. Trajneri dhe drejtuesit na bënë komplimente për mënyrën se si e interpretuam këtë ndeshje, që nuk ishte e lehtë”.
KUPA E ITALISË
Trajneri i Inter, Hoze Murinjo nuk ka humbur kohë, por ka nisur përgatitjet për ndeshjen kundër Juventusit për çerekfinalet e Kupës së Italisë, takim i programuar për ditën e enjte, 28 janar.
Burimi: Albania-sport.comE Hene, 25 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili