E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makina jashtë rruge, 4 të plagosur në Fier

Fier- Katër persona mbetën të plagosur në një aksident që ndodhi në rrugën Cakran-Fier. Hetimet e para tregojnë se ngjarja ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit.

Pjesëtarët e familjes Muçaj, dy fëmijë 7 dhe 6-vjeç, si dhe e ëma e tyre, pasi kishin dalë nga një gëzim familjar janë nisur në drejtim të Fierit me një mjet që kishte sidrejtues një kushëririn e tyre.

Por, pak kohë pas nisjes mjeti ka dalë nga rrugë, duke u përplasur me pjesën anësore. Makina është batuar dhe ka zënë poshtë pjesëtarët e kësaj familje. Dy fëmijët vëllezërit O.M dhe L.M, morën goditje në kokë dhe njëri prej tyre kishte goditje në një pjesë të nofullës, ndërsa e ëma u dëmtua në pjesën e krahëve. Drejtuesi i mjetit ka shpëtuar më paq, vetëm me ca plagë në kokë.

Të plagosurit u dërguan në spital dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›