E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret në Gjirokastër, 9 autorë në hetim

Gjirokastër- Në rreth 238 hektarë llogaritet sipërfaqja e përshkuar nga zjarret e verës që lamë pas në qarkun e Gjirokastrës. Gjithësej përgjatë tri muajve në tri rrethet, Tepelenë, Përmet e Gjirokastër janë kryer 220 ndërhyrje për shuarje zjarri.

Shifrat janë bërë publike gjatë analizës 7-mujore të punës së kryer nga shërbimi zjarrëfikës. Prefekti i qarkut Spiro Ksera ka vlerësuar gatishmërinë e strukturave e treguar nga institucionet përkatëse, të komuniteti si dhe bashkëpunimin me efektivat e prefekturës së Epirit, ndërsa ka deklaruar se më shumë duhet të ishte punuar nga njësitë e qeverisjes vendore dhe vrojtuesit e drejtorisë pyjore për denonsimin e qytetarëve të papërgjegjshëm.

Ndërkaq, për të gjitha rastet e zjarreve, policia e Gjirokastër ka evidentuar 9 autorë të zjarëvënieve të qëllimshme, prej të cilëve 6 ndiqen në gjendje të lirë, 3 janë arrestuar në flagrancë dhe 1 ka vdekur i djegur nga flakët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›