E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, makina shtyp 13-vjeçarinproblem transporti drejt Tiranës

DURRËS -  Një autoveturë ka përplasur sot një 13-vjeçar në Durrës, i cili tashmë është në gjendje kome, kritike për jetën në spitalin rajonal të Durrësit. Mësohet se pas aksidentit, prindërit e fëmijës kanë kërkuar trajtim më të specializuar, por transportimi drejt Tiranës është parë i pamundur nga mjekët, pasi, siç u tha fillimisht, "spitalit i mungonte ambulanca me respirator".

ORA 16:30 - MBËRRIJNË NË SPITAL MJEKËT NGA TIRANA DHE AVOKATI I POPULLIT

ORA 16:13 - FLET MINISTRI I SHËNDETËSISË, HALIM KOSOVA PËR RASTIN
"Fëmija ka shkuar në spital i është dhënë ndihma e parë dhe është lidhur me aparatin me respirator, i domosdoshëm për këtë gjendje kaq të rëndë. Në këto raste, kur trauma është komplekse, nga koka te këmbët dhe spitali i Durrësit nuk ka neokirurg për politrauma të tilla, është më logjike që mjeku të shkojë te i sëmuri, jo i sëmuri te mjeku. Kemi një kirurg me shumë eksperiencë, që do shkojë për t’iu bashkuar të tjerëve të Durrësit, për t’i dhënë ndihmën fëmijës në gjendje shumë  të rëndë. Nuk më duket se transporti, qoftë me helikopter, do ishte gjetja më e mirë. Por hap pas hapi do shohim se ç’do bëjmë. Jam në kontakte të vazhdueshme me ekipin e mjekëve, me spitalin.
 
Shumë më të rënda janë defektet në trasport, se dëmet që bën vetë aksidenti. Edhe në krevat të sëmurë të tillë duan shumë kujdes. Nuk na mungojnë helikopterët. Nuk ka ambulancë me aspirator, por kemi ambulancë me të gjitha kushtet. Jemi mobilizuar gjithë strukturat. Po t’i jepet ndihma aty ku ëhstë rasti është idealja. Jam në kontakt për të bërë më të mirën. Jemi në gatishmëri të japimm atë që duhet", u shpreh ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova për "A1 Report".
 
ORA 16:00 - GJENDJE E STABILIZUAR E FËMIJËS NË KOMA, VILANOSET E ËMA
Gjendje e stabilizuar, nuk ka përkeqësim. Ka presion nga familjarët, që nuk janë pronocuar për kamerat, në korridore kanë deklaruar se më kot bëjnë reklama në televizione, kur s’kanë mjete për të transportuar një pacient nga Durrësi në Tiranë. E ëma pati vilani dhe mori mjekim nga mjekët në gatishmëri. Nuk kanë mbërritur mjekët specialë nga Tirana për të dhënë ndihmën e kualifikuar.
 
ORA 15:00, AUTOVETURA SHTYP FËMIJËN 13 VJEÇ, "S'KA AMBULANCË ME RESPIRATOR"
Një autoveturë ka përplasur sot një 13-vjeçar në Durrës, i cili tashmë është në gjendje kome, kritike për jetën në spitalin rajonal të Durrësit.

Mësohet se pas aksidentit, prindërit e fëmijës kanë kërkuar trajtim më të specializuar, por transportimi drejt Tiranës është parë i pamundur nga mjekët. Siç u tha nga familjarët, "spitalit i mungon ambulanca me respirator".

Kjo ka krijuar gjendje alarmante në spitalin e Durrësit, tek familjarët e fëmijës - të cilët duke qarë kanë kërkuar helikopter për transportin e fëmijës së tyre - por dhe në instanca shtetërore, pasi vetë ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova po merret me rastin, ndërsa Avokati i Popullit, Igli Totozani është nisur drejt spitalit të Durrësit. I pranishëm gjithashtu në spital edhe deputeti i Shijakut, Agron Duka.

"Kam informacion se do të vijnë mjekë nga Tirana për ta trajtuar fëmijën e aksidentuar sot në Durrës, edhe pse deri tani nuk kanë mbërritur", përfundoi raportimin paraprak nga Durrësi gazetari i 'A1 Report", Artur Korriku.  

Edhe pse nga policia nuk ka asnjë lloj informacioni zyrtar, në rrugë të tërthorta korrespondenti i 'A1 Report" në Durrës, Artur Korriku raporton paraprakisht se aksidenti ka ndodhur pikërisht në rrugën e Shijakut, ku një autoveturë ka përplasur djalin e vogël me iniciale S.M.

Fëmija pas përplasjes është transportuar prej vetë drejtuesit të mjetit në spitalin e Durrësit. Nuk është ende e qartë dinamika e aksidentit, se kush e ka pasur fajin, por pritet që këto detaje të dalin më vonë pas ekspertizës së ngjarjes.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 
.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›