E Diel, 1 Nëntor 2026

Krishtlindjet Meta e Basha me banoret e Shkodres

Perfaqesues te larte te qeverise Berisha zgjodhen te kalonin Krishtlindjet ne Shkoder e cila prej javesh eshte e prekur nga permbytjet. Ministri i Ekonomise dhe Energjetikes Ilir Meta i shoqeruar edhe nga ministri i Shendetesise Petrit Vasili zgjodhi te kalonte vigjiljen e Krishtlindjeve ne Malin e Jushit me konkretisht prane familjes Sukaj. Meta zgjodhi te uronte nga tryeza e kesaj familjeje te gjithe qytetaret e Shkodres dhe Nenshkodres te cilet u preken nga permbytjet. Keto jane Krishtlindje te mbara per te gjithe shqiptaret pasi kemi arritur dicka qe e kemi enderruar prej dekadash... por natyrisht qe jane dhe jo te zakonshme per ju dhe per ne qe po jetojne me kete shqetesim. Por Krishtlindjet jane dhe per nje vit shprese riperteritje dhe ne besojme se me e mira do te behet - tha Meta. Nderkohe edhe ministri i Brendshem Lulzim Basha mori pjese ne meshen e Krishtlindjeve ne kishen e Dajcit. Ai uroi banoret te cilet po perballen me keto dite te veshtira duke premtuar angazhimin maksimal te qeverise per kapercimin e kesaj situate sa me pare. Pas kthimit nga Shkodra ku u uroi Krishtlindjet banoreve te permbytur te komunes se Bushatit nje nga komunat me te pushtuara nga uji ne keto jave te dhjetorit zevendeskryeministri Ilir Meta i shoqeruar nga bashkeshortja e tij Monika Kryemadhi vizituan dje ne dreke edhe seline e Kishes Katolike ne Tirane ku u mikpriten nga Arqipeshkvi Metropolit i Tiranes dhe Durresit dhe Kryetari i Konferences Ipeshkvnore Imzot Rrok Mirdita. Zevendeskryeministri permes prononcimit te tij per mediat u percolli te gjithe besimtareve te krishtere shqiptare ortodokse dhe katolike kudo qe ndodhen urimet me te sinqerta e te perzemerta. Uroj qe kjo dite kaq e rendesishme te sjelle sa me shume paqe dhe drite per te gjithe besimtaret e krishtere dhe per te gjithe qytetaret shqiptare. Jam i bindur se viti tjeter do te jete akoma me i mire - tha ministri i Ekonomise dhe Energjetikes Ilir Meta. Rishtas zevendeskryeministri Meta drejtoi nje urim te vecante per popullin e Shkodres qe po kalon momente te veshtira per shkak te situates se permbytjeve. Mbi te gjitha dua qe ky urim tu shkoje te gjitha atyre familjeve shkodrane qe ne kete fund viti perballen me nje fatkeqesi natyrore dhe te cilet kane nevoje per durim mundim sakrifica te vecanta qe une uroj dhe shpresoj qe nuk do te vazhdojne per nje kohe te gjate - uroi zevendeskryeministri Ilir Meta nga Katedralja e Shen Palit ne kryeqytet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›