E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Heqja e vizave dhurata e merituar per shqiptaret

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli konsideroi dje se liberalizimi i vizave eshte dhurata e merituar per shqiptaret per Krishtlindjet. Duke i cilesuar ato si festa me e bukur festa e bashkimit e forces e mirekuptimit e dashurise znj. Topalli e cila vizitoi Katedralen e Shen Palit ne kryeqytet deklaroi se vizat jane dhurata me e bukur. Kryetarja e Kuvendit ne prononcimin e saj per mediat tha se ishte shume e lumtur qe festat e ketij fundviti rastisin me nje ngjarje te rendesishme sic eshte heqja e vizave te cilen zonja Jozefina Topalli e cilesoi si dhuraten me te bukur por edhe shume te merituar prej shqiptareve. Jam shume e kenaqur qe keto festa koincidojne me data te shenuara per vendin tone me dite te bukura per vendin tone me ngjarje qe kane lidhje personale qe kane impakt personal te cdo qytetar shqiptar me heqjen e vizave. Une u uroj te gjithe shqiptareve ta gezojne kete dhurate te bukur te Krishtlindjeve dhe te merituar prej tyre - uroi zonja Topalli.

Ne vijim te urimit te saj Kryetarja e Kuvendit u shpreh Edhe nje here dua te uroj te gjithe shqiptaret kudo qe jane ne Shqiperi Kosove Maqedoni ne Malin e Zi dhe ne vendet e tjera Une uroj qe kjo dite si dhe ditet e tjera qe do te vijne do te jene te mbushura me dashuri dhe gezim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›