E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autopsia: Gadafi vdiq nga një plumb në kokë

LIBI- Diktatori libian Muamar Gadafi ka vdekur nga një plagë me armë zjarri në kokë. Ky eshte pefundimi i nje raporti te bere publik nga mjeket qe kane kryer autopsine e trupit te vdekur te ish- udheheqesit.

Autopsia është kryer në një morg në qytetin e Misratas rreth 200 km në lindje të Tripolit.

Zyrtarë lokalë thanë se pas autopsisë trupi do të kthehet sërish në një frigorifer të vjetër në qytetin e Misratas, ku do të mund të shihet nga publiku.

Nje dite me pare, Organizata e Kombeve te Bashkuara dhe SHBA kerkuan te behet autopsia mbi trupin e Gadafit, pas dyshimeve per menyren e vrasjes se ish-kolonelit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›