E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami Modernizimi i flotes ajrore detyre themelore

Qeveria iItaliane ka kontribuar me nje investim prej 1 milion eurosh ne modernizimin e Forcave Ajrore Shqiptare dhe perafrimin e saj me standardet e ushtrive te vendeve te NATO-s. Ne ceremonine e perurimit ne regjimentin e helikoptereve ne Farke ministri i Mbrojtjes Arben Imami vleresoi kontributin e dhene dhe njoftoi se Forcat e Armatosura jane te afta per standardet e NATO-s. I gjithe ky investim padyshim qe rrit kapacitetet tona ben te mundur qe edhe flota jone ajrore te jete ne operacione dhe ne te njejtat standarde me ato te NATO-s qe perballojne detyra te medha dhe te veshtira si ato qe ka perballuar pergjate dy emergjencave por edhe me teper. Modernizimi i flotes ajrore eshte nje detyre themelore e modernizimit te forcave tona te armatosura. eshte padyshim pjesa me e kushtueshme e ketij programi. Megjithate qeveria shqiptare eshte e vendosur per te shkuar deri ne fund dhe ne po bejme gjithcka per ta realizuar kete objektiv - tha Imami. Ministri Imami njoftoi se modernizimi i flotes ajrore eshte detyre themelore dhe eshte pjesa me e kushtueshme e investimeve ne ushtrine shqiptare. Modernizimi i Flotes Ajrore me donacione te vendeve anetare te NATO-s eshte detyrimi qe rrjedh nga anetaresimi ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Ne fjalen e tij Imami ka theksuar se nje detyre e rendesishme eshte qe te clirojme ushtrine nga e shkuara dhe te shohim te ardhmen. Ndersa ambasadori italian ne Tirane Saba DElia gjate fjales se tij ka theksuar faktin se edhe pse shume shtete jane perfshire nga kriza ekonomike kjo nuk do te ndikoje mes dy vendeve fqinje kjo edhe fale bashkepunimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›