E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgaj vlereson policet qe finalizuan operacionin Pritja e gjate

Mbyllja me sukses e operacionit per kapjen e hajduteve te kazinove ne kryeqytet eshte vleresuar nga drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj. Diten e djeshme Burgaj ishte i pranishem ne ceremonine e organizuar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane per vleresimin e nje grupi punonjesish per perkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjate punes se tyre ne luften kunder krimit duke bere te mundur goditjen e nje grupi kriminal shume te rrezikshem me aktivitet ne qytetin e Tiranes. Ne menyre te vecante Burgaj pergezoi efektivin e operacioneve speciale i cili mbeti i plagosur gjate shkembimit te zjarrit ne perballjen me grupin kriminal. Shpreh besimin se ashtu si deri tani ju do te vazhdoni te punoni me perkushtim dhe ndergjegje per ti sherbyer sa me cilesisht komunitetit me qellim per te rritur gjithmone e me teper standardet e rendit dhe te sigurise publike ne vend - theksoi z. Burgaj. Operacioni policor i koduar Pritja e gjate konsistoi ne zbardhjen dhe arrestimin ne flagrance te grupit kriminal te perbere nga 6 persona qe kryente vjedhje me arme te lojerave te fatit dhe kazinove ne Tirane e qytete te tjera te vendit ku u arrit te dokumentoheshin 23 vepra penale te kryera ne menyre sistematike per periudhen janar - shtator 2011. Gjate ketij operacioni ne perballje me kriminelet nga shkembimi i zjarrit u plagos edhe nje nga efektivet e Policise.

Ne fund te kesaj ceremonie drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit u dorezoi 16 oficereve te policise certifikata lavderimi per sherbime te dalluara me motivacionin per profesionalizem dhe rezultate te larta ne finalizimin me sukses te operacionit policor per kapjen dhe arrestimin ne flagrance te disa shtetasve te akuzuar per kryerjen e disa vjedhjeve me arme ne qytetin e Tiranes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›