E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina përplas rëndë 60-vjeçarin në Kukës, niset drejt Spitalit Ushtarak

furgoni-aksidentKukës- Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Kukësit me pasojë plagosjen e një personi.

Sipas policisë, 60-vjeçari Nustret Tafhasi është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa mësohet se është nisur drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës me helikopter.

Mësohet se 60-vjecari po kalonte rrugën, kur papritur është përplasur nga një automjet.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Bujar Bilali i ka dhënë ndihmën e parë për të plagosurin, duke e transportuar në spitalin rajonal të qytetit.

Aksidenti i rëndë u shënua në lagjen numër 2 të Kukësit. Ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ndërkohë që ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në polici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›